Abdixhiku: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Duke hyrë në Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për zgjedhjen e qeverisë së re, tha se “sot do të bie perdja e madhe e mashtrimit të Kurtit”. Sipas tij, i njëjti në seancën e sotme duhet ta dëshmojë se i ka shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh.
Lideri i LDK-së tha se punët e mira nuk duhet të lihen për fund, ndaj në seancën e sotme pret vetëm një show populist.
Duke folur për mundësinë që ndonjë prej deputetëve të LDK-së të votojë qeverinë Kurti III, ai tha se të njëjtit janë të lirë të votojnë si mendojnë, mirëpo, në bazë të deklaratave të tyre, ata nuk votojnë pa një marrëveshje politike.
“Sot bie perdja e madhe e mashtrimit tetëmujor. Në këtë mashtrim na është thënë vazhdimisht se numrat për qeveri janë, ka shumicë dhe se po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës. Ja tani është mundësia për ta parë të vërtetën para popullit të Kosovës. Sot nuk votojmë një ligj të zakonshëm, por mandatari duhet të prezantojë shumicën që është thelbi i demokracisë kosovare. Mbi këtë shumicë do të duhej të formoheshin institucionet e Kosovës. Për të formuar këtë shumicë, ai që del i pari në zgjedhje duhet të bënte përpjekje me çdo parti politike për të bërë një shumicë. Më së paku do të duhej ta linte këtë për ditën e fundit. Dita e fundit është show populist, siç është e zakonshme deri tani… Deputetët e LDK-së janë të lirë të votojnë si mendojnë. Deri tani kanë deklaruar secili prej tyre se pa marrëveshje politike s’ka kuptim të jetë shumica”, tha ai.
Sa i përket mundësisë për ta formuar qeverinë partitë e ish-opozitës, Abdixhiku tha se në Kosovë s’ka shumicë parlamentare, ndaj vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës