SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për kuadrin tregtar para takimit të liderëve

26 Tetor 2025 | 16:12

Zyrtarët e lartë ekonomikë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës arritën një marrëveshje për kornizën e një marrëveshjeje tregtare gjatë një takimi të zhvilluar të dielën, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinping do të arrijnë një marrëveshje të plote në takimin e tyre të ardhshëm.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, u takuan me Zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng dhe negociatorin kryesor të tregtisë, Li Chenggang, gjatë samitit të ASEAN në Kuala Lumpur, ku u zhvillua raundi i pestë i bisedimeve ballë për ballë që nga maji i këtij viti.

Bessent deklaroi për mediat se palët kishin arritur një “kornizë shumë të suksesshme” për diskutimin nga liderët të enjten. Ai theksoi se marrëveshja do të mundësonte shmangien e një tarife të re prej 100% të SHBA-së mbi produktet kineze, e cila kishte qenë një kërcënim nga ana e Presidentit Trump.

Sipas Bessent, temë e diskutimeve mes dy liderëve do të jenë blerjet e sojës dhe produkteve bujqësore nga fermerët amerikanë, krijimi i një tregtie më të balancuar dhe zgjidhja e krizës së fentanilit në SHBA, që kishte sjellë tarifat 20% mbi produktet kineze.

Nga ana tjetër, Kryeministri kinez Li Keqiang nënvizoi se të dyja palët kishin arritur një “konsensus paraprak”, ndërsa tani do të kalojnë në proceset përkatëse të miratimit të brendshëm në secilin shtet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026