Skafi me drogë nga Saranda/ Gjendet një tjetër sasi në det, 135 kg të sekuestruara

26 Tetor 2025 | 19:12

Policia greke ka zbuluar sasi të tjera droge të hedhura nga skafi që u nis të enjten mbrëma nga Saranda dhe u mbyt në orët e mëngjesit të së premtes në ngushticën detare mes Korfuzit dhe Igumenicës.

Sipas njoftimit të policisë greke, pas shoqërimit në Komisariatin e Igumenicës të drejtuesit të skafit, 50-vjeçarit Edmond Musa nga Saranda, i njohur me nofkën “Çimoni”, ai është rikthyer më pas në vendin e mbytjes me ndihmën e një zhytësi privat. Gjatë kontrollit brenda mjetit lundrues u gjetën 5 pako me gjithsej 79 kg e 750 gram marijuanë.

Një ditë më vonë, në zonën e quajtur “Voda” në Sajadhë, autoritetet greke gjetën një çantë që përmbante 6 pako të tjera me 56 kg e 130 gram marijuanë. Në total, deri më tani janë sekuestruar 135 kg e 880 gram marijuanë, me një vlerë të përllogaritur tregtare prej rreth 400 mijë euro.

Edmond Musa është arrestuar dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si dhe për hyrje të paligjshme në territorin grek, pasi nuk posedonte dokumente të vlefshme udhëtimi.

Gjatë operacionit u sekuestruan droga, skafi prej materiali poliesterik i përdorur për transportin e lëndës narkotike, si dhe një telefon celular që dyshohet se është përdorur për komunikim gjatë trafikut.

Paralelisht me autoritetet greke, ka nisur hetimet edhe policia e Sarandës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026