KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar kandidat i pavarur në Vlorë
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i mbledhur mbrëmjen e së dielës, ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.
Në vendimin e arsyetuar, anëtarët e KAS theksuan se, megjithëse Nika gëzon mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, ai duhej të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Sipas KQZ, ligji shqiptar nuk njeh vetëshpalljen si kandidat të pavarur, duke e bërë të detyrueshëm ngritjen e Komitetit Nismëtar. Megjithatë, për shkak të mandatit si këshilltar, Nikës nuk do t’i ishte dashur të mblidhte firmat e 1% të zgjedhësve të bashkisë Vlorë.
Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kishte refuzuar regjistrimin e tij në shkallën e parë administrative, vendim që tani është konfirmuar nga KAS.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia