Bisedime tregtare dhe deklaratë paqeje/ Momentet kyçe nga vizita e Trump në Azi

26 Tetor 2025 | 20:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur me ritëm të lartë turneun e tij diplomatik në Azi, duke mbërritur në Malajzi për samitin e ASEAN-it.

Gjatë vizitës, ai ka marrë pjesë në takime të rëndësishme me liderët rajonalë dhe ka mbikëqyrur nënshkrimin e një deklarate paqeje midis Tajlandës dhe Kamboxhias, ndërsa ekipi i tij ka raportuar përparim në negociatat tregtare me Kinën.

Sipas Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, përshkallëzimi i tarifave ndaj Kinës është “jashtë tryezës”, pas bisedimeve që ai i quajti “shumë të mira”. Palët, përfshirë negociatorët kinezë, kanë arritur një “konsensus bazë”, duke ulur tensionet përpara takimit të planifikuar mes Trump dhe presidentit Xi Jinping këtë javë.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte nënshkrimi i deklaratës së paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, e cila riafirmon armëpushimin e arritur në korrik dhe përfshin angazhime për uljen e tensioneve kufitare. Edhe pse Trump e quajti gabimisht “traktat paqeje”, diplomatët e përfshirë e sqaruan si një deklaratë bashkëpunimi.

Gjatë samitit, SHBA nënshkroi gjithashtu marrëveshje tregtare me Malajzinë dhe Kamboxhian, që përfshijnë qasje të zgjeruar në mineralet kritike, një sektor me rëndësi strategjike për ekonominë amerikane.

Në Kuala Lumpur, Trump zhvilloi edhe një takim me Presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, duke sinjalizuar një ngrohje të marrëdhënieve SHBA–Brazil pas mosmarrëveshjeve të mëparshme.

Vizita e Trump u shoqërua nga pritje festive me flamuj, kërcime tradicionale dhe ceremoni zyrtare, ndërsa udhëheqësit e Azisë Juglindore e përgëzuan për angazhimin e tij .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026