Rrëshqitjet e dheut nga shiu, bllokohet rruga që lidh Pukën me Fushë Arrëzin

27 Tetor 2025 | 09:18

Si pasojë e reshjeve të shiut, janë dëmtuar disa rrugë rurale. Situata paraqitet problematike në Bashkinë e punës ku në njësitë administrative Rrapë dhe Gjegjan rrugët lidhëse janë të bllokuara.  Rruga nacionale Pukë-Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.

Siç shihet edhe nga pamjet një masiv i madh dheu ka bllokuar rrugën ndërsa po punohet për pastrimin dhe hapjen për qarkullim. Në njësinë administrative Gjegjan janë raportuar disa fshatra të bllokuara për shkak të prurjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut. Konkretisht, fshatrat Gojani i Vogël, Gojani i Madh, Mesul dhe Kalivare janë aktualisht të bllokuara.

Gjithashtu, në njësinë administrative Rrapë është i bllokuar qarkullimi drejt fshatit Kabash, për shkak të dëmtimeve në segmentin rrugor që lidh fshatin me qendrën e njësisë. Edhe në njësinë administrative Luf, reshjet kanë shkaktuar shembje të pjesshme të rrugës në drejtim të fshatit Kerthpule, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Problematika ka edhe me furnizimin me energji elektrike. Mësohet se ka pasur ndërprerje të herëpashershme, ndërsa fshatrat Gjegjan, Dom, Rras, Kuzhnen dhe Gojan i Vogël janë pa energji elektrike.

Në Fushë Arrës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim. Gjithashtu janë raportuar dëmtime të ujësjellësave të fshatrave. Aktualisht po punohet me dy fadroma për hapjen e aksit rrugor Pukë-Fushë Arrëz. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026