Spektakël, gola dhe tension, Reali fiton ndaj Barcelonës pas 18 muajsh pritje
Plot 18 muaj i janë dashur Realit të Madridit për të rrëmbyer një fitore në “El Clasico”-n spanjolle në La Liga, ku të dielën ia doli të mposhtë rivalët e Barcelonës, madje duke i dominuar këta të fundit.
Ekipi i Xabi Alonsos buzëqeshi në fund, në një ndeshje ku nuk munguan as përplasjet dhe as rastet e shpërdoruara, më tepër në kampin madrilen.
Vendasit e nisën më mirë në “Bernabeu”-n e tejmbushur, duke gjetur avantazhin në minutën e 12-të me Mbappé, por goli u anulua për pozicion të parregullt.
Francezi nuk do të ndalej me aq, pasi 10 minuta më pas do të shënonte sërish, dhe këtë herë shifrat do të ndryshonin: 1-0 për madrilenët.
I zakonshmi Fermín López riktheu baraspeshën, por vetëm për pak, pasi Bellingham, i harruar në zonën blaugrana, ndëshkoi Barcelonën dhe rezultati shkoi në 2-1.
Në fraksionin e dytë, “galaktikët” kishin mundësinë të trefishonin, por Mbappé gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me gjuajtjen e tij që u ndal nga portieri Szczęsny.
Minutat e fundit, ashtu si më herët, u karakterizuan nga nervat, madje sollën edhe dy kartonë të kuq: për Pedrin në fushë dhe për Lunin në stol. Pas vërshëllimës së trefishtë, mes lojtarëve pati përplasje e shtyrje me njëri-tjetrin.
Pjesa më e madhe e madrilenëve e kishin me Yamal, i cili kishte bërë disa komente në lidhje me këtë “El Clasico”, por ndodhi e kundërta.
Reali tani është 5 pikë para katalanasve dhe udhëheq pa probleme La Ligan.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 07:34 Shpërthim në Monako, tre të plagosur, autori la një çantë jashtë ndërtesës me lëndë plasëse
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)