Kriza e Juventusit vazhdon, Lazio mposht bardhezinjtë me golin e Basiç

27 Tetor 2025 | 16:17

Nga momenti në moment pritej kthesa, por duket se është ende larg dita kur Juventusi do të marrë rezultate pozitive.

Këtë po e konfirmon fusha e lojës, ku bardhezinjtë pësuan një tjetër disfatë, këtë herë nga Lazio.

Në “Olimpico”, edhe pse me një lojë më të mirë se kundërshtari, të besuarit e Igor Tudor nuk mundën të marrin pikë, duke konfirmuar krizën totale të rezultateve, me vetëm 3 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Goli i Basiç që në minutat e para vulosi takimin, aq i mjaftoi lacialëve për të marrë 3 pikët dhe fitoren e tretë në 8 javë kampionat.

Në anën tjetër, Juventusi largohet edhe më shumë nga zona “Champions”.

Napoli ka rimarrë kreun e kampionatit italian pas fitores së fundit ndaj Interit, dhe së bashku me Romën kanë nga 18 pikë, me kampionët në fuqi që udhëheqin falë golavarazhit.

Skuadra e Contes mori një fitore me polemika ndaj Interit, në shifrat 3-1, ndërsa zikaltrit kishin kritika për gjykimin, sidomos në momentin e penalltisë.

Golat për napoletanët u shënuan nga tre mesfushorët: De Bruyne, McTominay dhe Anguissa, ndërsa për milanezët realizoi Calhanoglu nga pika e bardhë.

Interi e sheh veten në vendin e katërt në klasifikim, 2 pikë pas Milanit të vendit të tretë dhe ndiqet nga Bologna e Como.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026