Kreu i SPAK kërkon rishikimin e mandatit: Nëse lidhet me emrin tim, nuk rikandidoj

27 Tetor 2025 | 17:35

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani raportoi në Kuvend të hënën lidhur me punën e institucionit që drejton në vitin 2024.

Altin Dumani u pyet lidhur më rrugëtimin rrugëtimit e tij si prokuror dhe nëse ka gjasa që të ketë një dorëheqje nga ky post.

Pyetje: “Në rrugëtimin tuaj si prokuror por dhe me mandatin e fundit si kreu i SPAK, a është një dorëzim përballë presioneve dhe dorëzim përballë pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”?

Dumani u shpreh qartë se: “Nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave. Do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit.

Sqaroj sepse i kam kërkuar parlamentit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorëve të posaçëm. Është aluduar se e bëj për interesin tim personal. E theksoj se nëse politika mendon se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë nuk rikandidoj”, tha kreu i SPAK, Altin Dumani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026