Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh, arrestohen dy vëllezërit në Durrës

28 Tetor 2025 | 10:04

Janë arrestuar këtë të martë në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar të akuzuar nga Gjykata e Breshias, Itali, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit ‘Brothers’ janë arrestuar shtetasit E. H., 32 vjeç, dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.

Sipas raportimeve, këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’.

Ndërkohë, Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën për ekstradimin e 2 vëllezërve në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026