Lavrov: Duam garanci që takimi Putin-Trump do japë rezultate

28 Tetor 2025 | 14:22

Rusia ka nevojë për garanci që takimi i ardhshëm midis Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të sjell rezultate konkrete, dhe se Rusia është e gatshme për këtë.

Kështu deklaroi Këtë të martë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike.

“Na duhen garanci që takimi midis presidentëve do të sjellë një rezultat të prekshëm. Ne jemi gati për këtë rezultat. Për më tepër, kur presidentët Putin dhe Trump u takuan në Anchorage, Alaska, ne mbështetëm propozimet që i dërguari i posaçëm presidencial amerikan, Steven Witkoff, i kishte sjellë Moskës një javë më parë”, deklaroi Lavrov.

Në të njëjtëjn kohë ai ka thënë se Moska është e gatshme të ofrojë garanci se nuk do të sulmojë NATO-n.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026