Trump: Me Japoninë kishim një konflikt të vogël, tani jemi miq të ngushtë…

28 Tetor 2025 | 18:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkruar përballjen ushtarake mes SHBA-së dhe Japonisë si një “konflikt të vogël” dhe ka theksuar se, pavarësisht ngjarjeve historike të dhimbshme, të dy vendet tani janë miqtë më të ngushtë dhe partnerët më të fortë.

Në një fjalim gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të biznesit të SHBA-së dhe Japonisë në Tokio, Trump e cilësoi si të jashtëzakonshme zhvillimin e marrëdhënieve pas një periudhe të vështirë.

“Është e mahnitshme që patëm një konflikt të vogël me Japoninë. Mund të keni dëgjuar për të. Pas një gjëje kaq të tmerrshme, të dy kombet janë miqtë dhe partnerët më të ngushtë që mund të jenë,” tha ai.

Sipas presidentit amerikan, SHBA dhe Japonia janë të angazhuara për ruajtjen e vlerave të përbashkëta, si liria dhe demokracia. Trump mbërriti në Tokio më 27 tetor, për të forcuar lidhjet mes dy kombet dhe për të diskutuar mundësi bashkëpunimi të mëtejshëm në sektorë të ndryshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026