Takimi me Kim Jong Un gjatë turneut në Azi, Trump: Nuk po gjejmë kohë

29 Tetor 2025 | 08:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se axhenda e tij e ngjeshur ka sjellë që ai të mos arrij të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump ka konfirmuar se ata nuk do të takohen gjatë udhëtimit të tij në Azi.

“E njoh shumë mirë Kim Jong Un. Po ia dalim shumë mirë. Nuk mundëm të gjenim kohë. Kemi kohë. Presidenti Xi vjen nesër dhe kjo ishte diçka që padyshim ishte shumë e rëndësishme për botën, për të gjithë ne”, tha presidenti gjatë një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung.

Trump ka shprehur më parë gatishmërinë e tij për të zgjatur udhëtimin e tij për t’u takuar me Kim dhe u zotua se do të punonte shumë fort për këtë me Lee dhe ekipin e tij.

“Gadishulli Korean, dhe unë e di që jeni zyrtarisht në luftë, por do të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta sqaruar këtë,” tha ai.

Lee vlerësoi Trumpin për gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në dialog me udhëheqësin e Koresë së Veriut, duke thënë se shpreson që Kim do t’i kuptojë qëllimet e Trumpit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026