10 urdhër-arreste për tjetësim pronash, zbulohen emrat e të arrestuarve në Lezhë
Prokuroria e Lezhës këtë të mërkurë ka lëshuar 10 urdhër-arreste që lidhen me hetimet për tjetërsimin e pronave. Urdhër-arrestet janë lëshuar për funksionar publikë dhe punonjës policie.
Masa “arrest me burg” është vendosur ndaj Pjetër Tuçit. Ish-drejtori i Kadastrës, Gentian Malotaj dhe ish-shefi i Legalizimeve, Artur Shabaku janë lënë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjithashtu në masën “arrest në shtëpi” është lënë edhe zyrtari i Kadastrës, Artmir Maxhuni.
Dy ish-drejtorët e IKMT-së, Flor Gjini dhe Kol Malaj u është vendosur masa e sigurisë “ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ndërsa polici i zonës në Shëngjin, Martin Ndoka është pezulluar nga detyra dhe e ka të ndaluar të dalë jashtë vendit.
Emrat:
Pjetër Tuçi – Arrest me burg
Gentian Malotaj – Arrest në shtëpi
Artur Shabaku – Arrest në shtëpi
Artmir Maxhuni – Arrest në shtëpi
Luiza Bala – Arrest në shtëpi
Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi
Flor Gjini – Ndalim i daljes jashtë shtetit
Kol Malaj – Ndalim i daljes jashtë shtetit
Martin Ndoka – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit
LEXONI GJITHASHTU:
Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)
Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)
- 12:07 Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:00 Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 11:54 Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani