Trump pritet në Korenë e Jugut me medalje dhe kurorë të lashtë ari (VIDEO)

29 Tetor 2025 | 09:52

Presidentit të SHBA-së, Donald Trump pas mbërritjes së tij në Korenë e Jugut në kuadër të turneut të tij në Azi është pritur me medalje dhe dhurata. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung gjatë takimit në Gyeongju i dhuroi Trump një kurorë të lashtë prej ari dhe një medalje.

“Do të doja ta vishja tani”, tha Trump pasi iu dha medalja.

Përveç medaljes e cila është çmimi më të lartë, presidenti amerikan mori një kopje të një kurore historike të artë, të cilën ai e përshkroi si shumë të veçantë. Sipas Muzeut Kombëtar të Koresë, kurora e artë e mbretërisë së lashtë Silla simbolizonte autoritetin e shenjtë dhe sovranitetin absolut të mbretërve dhe klasës sunduese.

Më parë, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha se dhurata kishte për qëllim të shënonte epokën e re të bashkëjetesës paqësore dhe zhvillimit të përbashkët në Gadishullin Korean, në të cilën Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026