Nga neglizhenca humbi jetën foshnja, Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeke

29 Tetor 2025 | 10:47

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe të maternitetit “Koço Gliozheni” pasi neglizhuan pacienten dhe gjendjen e saj të rënduar duke çuar në humbjen e jetës së foshnjes së saj. Mjeket E.K dhe I.M akuzohen për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Nga hetimet rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhencë ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, mjeket nuk kanë reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë.

Si pasojë e neglizhencës, pacientja lindi një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore. Foshnja fatkeqësisht nuk arriti të jetonte. Prokuroria shton se nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026