EMRI/ Zbulohet arsenal i madh armësh e pajisjesh, arrestohet 34-vjeçari, 2 në kërkim

29 Tetor 2025 | 10:38

Sektori i Krimeve të Rënda, ka finalizuar me sukses operacionin policor “The Van”, duke zbuluar një bazë të fshehur me armë dhe pajisje të dyshuara për trafik.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Tiranë, u arrestua Eugert Sino 34 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur dhe poseduar arsenalin e armëve të sekuestruara. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të furgonit të shtetasit Eugert Sino në rrugën “Myslym Shyri”, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi e madhe armësh dhe pajisjesh, përfshirë:

  • 12 armë zjarri pistoletë të markave të ndryshme si “Beretta”, “Glock”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

  • 6 armë zjarri automatike;

  • 5 armë me tytë të gjatë, të ngjashme me snajper, të pajisura me shënjestër optike;

  • 1 silenciator;

  • 17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

  • 15,000 fishekë;

  • Pajisje për shpërthime në distancë dhe pajisje elektronike për gjurmimin GPS;

  • Pajisje për bllokimin e valëve dhe numërimin e kartëmonedhave;

  • 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë, si dhe shumë sende të tjera të kundërligjshme.

Përveç armëve, u gjetën edhe 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026