Shembet ndërtesa 7 katëshe në Turqi, 5 persona nën rrënoja (VIDEO)

29 Tetor 2025 | 11:56

Një pallat 7-katësh është shembur në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze në Turqi. Autoritetet turke kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënoja.

Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel  ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Policia, zjarrfikësit, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe ekipet e shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje.

Hetimet për shkaqet e shembjes po vazhdojnë në ndërsa një familje është bllokuar nën rrënoja. Sipas informacioneve fillestare, pesë persona vlerësohet të jenë të bllokuar.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se operacioni i shpëtimit po koordinohet nga prefekti dhe kryetari i bashkisë së Gebzes, ndërsa zyrtarë të lartë të AFAD-it janë në vendngjarje.

Ai tha se në operacion po marrin pjesë 147 ekipe shpëtimi, përfshirë 80 zyrtarë të AFAD-it, si dhe anëtarë të organizatave vullnetare dhe të bashkisë. Po përdoren dy qen kërkimi të trajnuar, tetë pajisje zbulimi të personave të bllokuar, dy dronë dhe 52 automjete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke...
16:04 | 25/06/2026

Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendet evropiane po kontribuojnë në vazhdimin e konfliktit në Ukrainë përmes ndihmës së tyre...
15:50 | 25/06/2026