Në kërkim për kultivim droge dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Shkodër

29 Tetor 2025 | 11:09

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. 59-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. Sipas policisë 59-vjeçari së bashku me familjarët e tij ka kultivuar 1275 bimë narkotike.

Droga është asgjësuar nga policia disa javë më parë ndërsa operacionin është finalizuar me arrestimin e autorit i cili ishte në kërkim. Policia gjithashtu ka arrestuar edhe një 64-vjeçar u cili ishte në kërkim për vjedhje. Mësohet se ai ka dëmtuar një stallë në Pukë dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e një personi tjetër.

“DVP Shkodër/Kapen dhe vihen në 2 shtetas në kërkim. -Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike, afër banesës  së tyre, në fshatin Aliaj, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë.  Vihet në pranga dhe 1 shtetas tjetër, i dyshuar për dhunim banese dhe për vjedhe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin  S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike,  kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Gj. M., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më 14.04.2024, në fshatin Buhot, Pukë, ka dëmtuar stallën në pronësi të shtetases Gj. F., si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e shtetasit M. F.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026