SHBA reduktojnë praninë e trupave në krahun lindor të aleancës
Ministria rumune e Mbrojtjes ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të reduktojnë praninë e trupave të tyre të vendosura në krahun lindor të NATO-s.
Në kuadër të kësaj nisme, në Rumani do të mbeten nga 900 deri në 1 mijë trupa amerikane, një shkurtim i ndjeshëm nga numri aktual prej 1.700 trupash.
Ministria deklaroi gjithashtu se vendimi ishte i pritshëm dhe se tkurrja e përmasave të forcave amerikane ishte pasojë e agjendës së prioriteteve të administratës Trump.
Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu deklaroi se homologu amerikan Pete Hegseth i kishte përcjellë së fundmi vendeve evropiane mesazhin se duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje vetëmbrojtjes pasi Amerika po e zhvendoste vëmendjen e saj tek rajoni i Indo-Paqësorit.
Një brigadë amerikane e vendosur në një bazë ajrore rumune, që është dhe më e madhja e NATO-s në Evropë, do të zhvendoset dhe nuk do të zëvendësohet.
Brigada, sipas ministrit, ka elementë edhe në Bullgari, Sllovaki dhe Hungari, por nuk dihet nëse Uashingtoni do t’i tërheqë njësitë e saj edhe nga këto vende.
Ndërkohë, prania e trupave amerikane në bazat rumune Deveselu dhe Campia Turzii nuk do të preket nga ndryshimet.
Që nga marrja e detyrës në janar, presidenti Trump nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të zhvendosur vëmendjen e forcave të armatosura amerikane nga Evropa në rajonin e Indo-Paqësorit.
Gjithashtu, ai u ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve evropiane anëtare të NATO-s që të marrin përsipër përgjegjësinë e mbrojtjes së tyre.
Njoftimi i qeverisë rumune vjen në një kohë kur krahu lindor i NATO-s rrezikohet nga ndërhyrjet e Rusisë, e cila ka depërtuar në hapësirën ajrore të Aleancës me avionë luftarakë dhe dronë.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA dhe Japoni nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla
- Vuçiç i kërkon SHBA-së të mos vendosë sanksione ndaj bankave që punojnë me NIS
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht