“Testuam dronin nënujor me energji bërthamore,” Putin: Nuk ka gjë që mund ta kap atë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha këtë të mërkurën se Rusia kishte testuar me sukses një super dron nënujor, Poseidon, me energji bërthamore, për të cilin analistët ushtarakë thonë se është i aftë të shkatërrojë rajonet bregdetare duke shkaktuar dallgë të mëdha radioaktive në oqean.
Deklarata e Putinit, vjen tre ditë pasi ai vlerësoi një provë të suksesshme të një rakete të re me energji bërthamore, disa ditë më parë.
“Për herë të parë, ne arritëm jo vetëm ta lançojmë atë me një motor lëshimi nga një nëndetëse transportuese, por edhe të lançojmë njësinë e energjisë bërthamore, në të cilën kjo pajisje kaloi një kohë të caktuar”, tha Putini.
“Poseidon është i pakrahasueshëm në shpejtësi dhe thellësi”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asgjë që mund ta kap atë”.
Ai theksoi gjithashtu se reaktori bërthamor që furnizon me energji Poseidon është “100 herë më i vogël” se ato në nëndetëse, dhe fuqia e kokës së tij bërthamore është dukshëm më e lartë se ajo e raketës balistike ndërkontinentale Sarmat.
“Nuk ka asgjë të ngjashme me këtë”, tha Putini, duke shtuar se nuk kishte asnjë mënyrë për të kapur Poseidonin, i cili analistët besojnë se ka një rreze veprimi prej 10,000 km dhe mund të udhëtojë me rreth 185 km në orë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta