Zv/ministrja Çuçi: Testet e shpejta në qendrat shëndetësore të bregdetit, një nga masat për turizmin
Qendrat shëndetësore në pikat turistike të bregdetit këtë vit pritet të mundësojnë edhe teste të shpejta për COVID-19 për rastet e dyshuara për infeksion. Këtë e përmendi si masë paraprake të qeverisë për të garantuar sezonin turistik zëvendësministrja e Turizmit Ornela Çuçi gjatë emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania.
Si fillim zëvendësministrja tha se “fakti që Shqipëria i pati masat anti-COVID të qarta që në fillim të sezonit vitin e shkuar ndikoi pozitivisht në lëvizjet e vizitorëve gjatë vitit 2020”. Duke analizuar situatën ajo u shpreh me pritshmëri të ngjashme se e njëjta qasje do të vijojë edhe këtë vit me ministrinë e Turizmit dhe ekspertët e saj që i kanë propozuar Komitetit Teknik të Ekspertëve disa plane se si mund të lehtësohet sektori i turizmit.
“Masat [për turizmin] kanë filluar, 4 mijë operatorë turistikë janë vaksinuar dhe po vijon puna me çdo punonjës të turizmit dhe më tej janë 28 qendra shëndetësore që do të duhet të rrinë 24 orë të hapura në bregdet duke ofruar këtu edhe testin e shpejtë për COVID-19 për rastet që kanë dyshime,” – u shpreh zëvendësministrja e Turizmit.
Çuçi nuk dha detaje se cilat ishin pikat që ka propozuar ministria, por theksoi se do të jetë Komiteti Teknik i Ekspertëve “që do të vendosë përfundimisht se cilat do të jenë më të përshtatshme”.
“Janë disa opsione, që nga pjesa më e hapur e territorit shqiptar me shumë pak masa deri te ajo me shtrëngim të madh masash, por janë ata [Komiteti Teknik] që do ta vendosë,” – tha zëvendësministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Taksat dhe masat kufizuese shqetësojnë sektorin e turizmit përpara sezonit veror
- Ekspertja e turizmit: Kanë nisur të vijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia
- Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë: Shpresojmë që pushuesit të zgjedhin Shqipërinë
- Tatyana Bajraktari: Një çift turistësh të huaj shpenzon rreth 800 euro në javë në Shqipëri
- Ermal Sulaj: Shqipëria duhet të përqendrohet më tepër te turizmi malor
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë