Ekspertja e turizmit: Kanë nisur të vijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia

26 Maj 2021 | 21:00

Flora Xhemani Baba, eksperte turizmi thotë se sezoni turistik i kësaj vere do të ketë dyfishin e vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar. Znj. Baba thotë se turistët e huaj kanë nisur të vijnë ndërsa dyndja pritet nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Situata do të jetë pa diskutim më e mirë se sa vjet. Në qoftë se vjet është punuar në 30-35% të kapacitetit të përgjithshëm, sivjet do të punohet me 70% të kapacitetit nëse e krahasojmë me 2019. Prenotimet janë sot për nesër në shumë pak ditë në avancë. Për shkak të pritshmërive dhe të mos marrjes së vendimeve për shumë arsye”, deklaroi ekspertja e turizmit.

Flora Xhemani Baba tha më tej se që tani hotelet dhe resortet që ofrojnë turizëm masiv punojnë me kapacitet të plotë ndërsa tha në Durrës kanë nisur të mbërrijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia.

“Resortet dhe hotelet me kapacitet mbi 100 dhoma në të gjithë vijën bregdetare duke filluar që nga Qerreti dhe deri tek Shkëmbi i Kavajës, ku përqendrohet oferta turistike masive, janë pothuajse plot në fundjavë. Gjatë javës kanë ardhur turistët e Ukrainës dhe prej 18 majit kanë nisur të vijën dhe turistët polakë. Fluksin e bën vetëm Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pritet të vijnë emigrantët nga Italia dhe Greqia por ende nuk është e sigurt”, shtoi znj. Baba.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021