Raportuesi i PE vlerëson reformat: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda 2030

31 Tetor 2025 | 18:33

Me objektivin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria ka ndërmarrë reforma radikale në disa sektorë, deklaroi gjatë një konference për gazetarët Andreas Schieder, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Schieder tha se me përmbylljen e procesit të çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave, Shqipëria mund të arrijë anëtarësimin e plotë brenda vitit 2030.

“Nga ana teknike, ka mundësi që nëntor të hapet kapitulli i fundit, që do të thotë Shqipëria t’i ketë hapur dhe të jetë duke negociuar të gjithë kapitujt dhe në 2026 të jetë viti ku kapitujt të mbyllen njëri pas tjetrit. Ky është një proces shumë strikt; ne shohim nëse janë përmbushur kushtet. Kam besim se vitin e ardhshëm shumica e kapitujve do të mbyllen, që do të thotë që në 2027 të kemi mundësinë që të gjithë kapitujt të jenë të mbyllur”, tha Andreas Schieder.

Eurodeputeti austriak vlerësoi gjithashtu punën e SPAK-ut dhe theksoi se reforma në drejtësi ka pasur një impakt transformues për Shqipërinë.

“Shqipëria ka zgjedhur mënyrën më radikale për modernizimin e sistemit gjyqësor përmes vettingut. Ky proces ka trajtuar mbi 800 raste deri më tani. Ka qenë një proces shumë i madh dhe radikal, i cili ka pasur kosto pasi u rrit numri i çështjeve që duheshin trajtuar. Por tani Shqipëria ka të rinj që hyjnë në sistem dhe rezultatet tashmë janë të dukshme. Të rinjtë duhet të mësojnë standardet e reja. SPAK-u është plotësisht i pavarur, më i pavarur se institucionet e ngjashme në vendet e BE-së,” tha Schieder.

I pyetur për çështjen e zgjedhjeve dhe problematikat e ngritura në raportin e OSBE/ODIHR, Schieder theksoi se palët politike nuk duhet ta kthejnë këtë dokument në një mjet për show politik, por duhet të reflektojnë mbi rekomandimet e dhëna.

“Ka një tendencë në politikën shqiptare për ta dramatizuar situatën më shumë seç duhet. Disa përdorin fjalë për zgjedhjet që nuk përputhen me raportin – unë iu them të lexojnë raportin me kujdes. Në të flitet për shumë reforma. Raporti është përgatitur me muaj të tërë nga OSBE/ODIHR dhe konstaton se zgjedhjet ishin teknisht shumë të mira dhe moderne, por mbetet një listë reformash që duhet të ndërmerren për të siguruar një fushë loje më të barabartë,” përfundoi Schieder.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026

BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh

BE-ja dhe Kina kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime tre-mujore për të shmangur një luftë tregtare për shkak të çekuilibrit vjetor të importit/eksportit të bllokut prej...
21:30 | 29/06/2026

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

Qeveria gjermane synon të pengojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen në vend, ndërsa ka bërë të qartë se vendimi përfundimtar i takon vetë kompanisë dhe...
19:56 | 29/06/2026