“Brezi jonë s’ka qenë kështu”, qytetarët e Durrësit të shqetësuar nga krimet

31 Tetor 2025 | 19:19

Durrësi është tronditur ditët e fundit nga një seri ngjarjesh të rënda që kanë rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë.

Nga atentatet ndaj personave të përfshirë në grupe kriminale, te masakrimi i një 51-vjeçari brenda banesës së tij, vrasja e dy të rinjve në Manëz për një kafe, e deri te ngjarja e fundit, ku djali vrau babain me thikë, qyteti po përballet me një valë dhune që ka tronditur opinionin publik.

“Mekat është edukata familjare e para, e dyta niveli i arsimit. Të gjitha janë të lidhura. Njeriu duhet të bëjë vetë ndërgjegjësim. Që nga shkolla, që nga dalja e rendit, natën e ditën nuk ka patrulla. Ja këtu ta marrësh shembull, nuk ka një patrull. Jo, jo hiç. Asnjë milicim s’kanë. S’ka siguri, kështu është skandal,” thonë qytetarë të shqetësuar.

“Keq ndihem, s’ka siguri fare. Shumë keq. Brezi jonë s’ka qenë kështu. Ku e di unë pse vriten kështu, vrasin babën. Çfarë të bëjmë? Fëmijët i ruajtë Zoti, nuk është mirë kështu,” shtojnë ata.

Sipas të dhënave nga Policia dhe Gjykata e Durrësit, që nga 1 janari i këtij viti, 61 persona janë arrestuar, ndërsa 278 të tjerë janë proceduar penalisht për armëmbajtje pa leje, përfshirë edhe ata kapur me mjete të ftohta.

Kriminologu Fatmir Taraj thekson se problemi nuk është vetëm dënimi i të dënuarve, por edhe riedukimi i tyre.

“Një element që do të realizojë një krim, do gjejë rrugën përkatëse. Nuk e gjen tek pjesa e shëndoshë e shoqërisë, por tek ajo pjesë e dobët, e pagoditur dhe e lënë jashtë çdo sistemi ligjor që ekziston në vendin tonë. Këto armë, duke pasur qëllimin që krimineli të kryejë skenën e krimit, kushtojnë, sepse ai nuk pyet për çmimin, por për mundësinë për të kryer krimin,” shprehet Taraj.

Ai thekson se shteti duhet të konsiderojë një amnisti të re për armët e paligjshme dhe programe riedukimi për personat që kanë qenë pjesë e sistemit kriminal, pasi vetëm dënimi nuk mjafton për të frenuar fenomenin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026