2 nëntori shpallet nga qeveria ditë zie kombëtare në nderim të Fatos Nanos

31 Tetor 2025 | 20:20

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të premte që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor 2025 në nderim të ish-kryeministrit, Fatos Nanos i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Këshilli i Ministrave shton se të dielën të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Më tej bëhet me dije se në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.  Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do të mbahen te Pallati i Kongreseve, Tiranë.

  • 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
  • 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
  • 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë këtë të premte nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026