Meçollari: Drita jeshile nga SHBA për Tomahawk, mesazh opinionit dhe zyrtarëve rusë
I ftuar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, koloneli Artur Meçollari tha se dhënia e dritës jeshile nga Pentagoni për dërgimin e raketave “Tomahawk” në Ukrainë është një lëvizje strategjike që do ta favorizojë Ukrainën.
Ai shtoi se kjo është edhe një presion i pastër i Trump ndaj Putinit, që ky i fundit të pranojë armëpushimin në luftën me Ukrainën.
Meçollari u shpreh se takimi i Budapestit dështoi, pasi Putini nuk premtoi arritjen e një armëpushimi.
“Situata në terren është e vështirë për forcat ukrainase, por duhet parë më gjërë, sepse premtimi për dhënien e raketave Tomahawk nga SHBA Ukrainës krijon një game change për situatën në terren. Pse? Sepse raketat Tomahawk do të rrisin distancën e goditjes nga raketat që ata zotërojnë sot mbi dy herë dhe do të vënë në rrezik gjithë Rusinë Evropiane, do ta kërcënojnë Rusinë Evropiane përfshirë edhe Shën Peterburgun. Mesazhi i cili nuk është leje, por mesazh diplomatik i dhënë me qëllim, i cili perceptohet nga opinioni publik apo qeveritarët rusë. Furnizimi me Tomahawk i Ukrainës është momentalisht presion diplomatik që Rusia të pranojë armëpushimin. Gjithë historia nis në Alaskë ku u tregua se Putini është i pabesueshëm. Takimi në Budapest u pezullua për shkak se nuk kishte një premtim nga Putini për të vendosur armëpushim. Topi është te Putini i cili nuk pranon armëpushimin. SHBA do të vendosë sanksione të tjera dhe do ta pajisë Ukrainën me Tomahawk. Prandaj them se situata, përtej asaj që ndodh në terrenin tokësor, në nivelin strategjik është në favor. Një gjë e them, që sot Trump është i bindur se Putini nuk është i besueshëm”, – tha Meçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar