Aksioni për lirimin e hapësirave publike, arrestohen 10 persona gjatë 24-orëve

1 Nëntor 2025 | 09:26

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion mbarëkombëtar të koduar “Hapësirat publike”, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 133 raste të zaptimit të hapësirave publike, ku 10 persona janë arrestuar dhe 123 të tjerë janë proceduar penalisht në të gjithë vendin.

Operacioni, që synon lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe goditjen e informalitetit, është shtrirë në çdo qark të vendit, me pjesëmarrjen e strukturave të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, Patrullave të Përgjithshme dhe forcave “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve në territor janë konstatuar 133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike dhe private për aktivitete ekonomike, kryesisht vendparkime dhe lavazhe të paregjistruara në organet tatimore, përmes të cilave subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.

Në Tiranë janë evidentuar 78 raste, me 10 persona të arrestuar dhe 68 të proceduar; në Shkodër janë konstatuar 16 raste me 16 të proceduar; në Lezhë 11 raste me 11 të proceduar; në Korçë 6 raste me 6 të proceduar; në Fier dhe Lushnjë 6 raste gjithsej me 6 të proceduar; në Vlorë dhe Sarandë 4 raste me 4 të proceduar; në Dibër 4 raste me 4 të proceduar; në Elbasan 3 raste me 3 të proceduar; në Berat 2 raste me 2 të proceduar; në Durrës 2 raste me 2 të proceduar dhe në Gjirokastër 1 rast me 1 të proceduar.

Po ashtu, janë evidentuar 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës, përfshirë 37 raste në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës dhe 1 në Durrës ndërsa gjatë operacionit janë konstatuar gjithashtu 3 raste të punësimit të paligjshëm.

Ky aksion, që vijon në të gjitha qarqet e vendit, ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e personave që i kanë zaptuar apo i shfrytëzojnë për përfitime të paligjshme. Policia thekson se Operacioni “Hapësirat publike” do të vijojë me intensitet, në kuadër të përpjekjeve për rregullin, sigurinë publike dhe respektimin e ligjit.

Në përfundim të njoftimit, Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të mos cenojnë të drejtën e përbashkët për përdorimin e hapësirave publike dhe të respektojnë normat e ligjit tatimor e të Kodit Rrugor ndërsa thekson se çdo veprim në kundërshtim me ligjin, paralajmërohet, do të ndëshkohet me masa ligjore.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026