Lirimi i hapsirave në Durrës, aksioni ka qëllim rikthimin e plazheve publike

10 Qershor 2024 | 15:56

Gjatë kësaj të hëne në Durrës është ndërmarrë një aksion për lirimin e hapsirave publike të zëna nga subjektet private, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të pushuesve vendas dhe të huaj.

Bëhet fjalë për një nga plazhet publike, që u lirua këtë të hënë gjatë një aksioni të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Task Forcës për turizmin, e ngritur pranë Prefekturës Durrës, e cila po funksionon që nga nisja e sezonit veror.

“Aksioni i sotëm ka të bëjë me plazhet publike për t’i dhënë padyshim aksesin e duhur qytetarëve të Durrësit, por edhe gjithë pushuesve të huaj. Sikundër e shikoni, bregu i detit me pjesën e rërës është tepër i ngushtë dhe sigurisht që ka hapësirë për abuzime”, tha koordinatori Oltsen Gripshi.

Në kohën kur Durrësi pritet të regjistrojë numër rekord pushuesish, vendosja e kullave të vrojtimit dhe rojeve bregdetare duket se mbetet një problematikë e pazgjidhur ende përfundimisht.

“Kullat e vrojtimit janë shumë më mirë sesa vitet e tjera, pra kemi një lloj përmirësimi. Janë kullat e vrojtimit, janë edhe vrojtuesit. Padyshim që në mënyrë sporadike mungojnë vrojtuesit, por nuk është se mungojnë tërësisht, por në një moment të caktuar janë të larguar nga kullat e vrojtimit”, tha koordinatori Oltsen Gripshi.

Në fokusin e këtij aksioni është edhe monitorimi i të gjitha vendbazimeve të mjeteve lundruese, nga të cilat funksionale deri më tani janë 6 të tilla. Aksioni do të shtrihet përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe do të vijojë për disa ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026