Rama poston videon nga lirimi i hapsirave publike në Tiranë, rregullat e reja
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shihet se si prishet një strukturë e vendosur në hapësirën mes disa pallateve në Tiranë.
Rama shkruan se sipas planit të punës për lirimin e hapësirave publike, vetëm në kryeqytet janë liruar afro 20 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërsa thekson se puna nuk do të ndalet as në Tiranë, as në qytetet e tjera, as në bregdet, dhe aq më tepër në zonat e mbrojtura.
Rama njofton se ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane, ku thekson se janë të angazhuar arkitektë të huaj dhe vendas.
Ai informon se së shpejti do të miratohet plani i ri për vendosjen e tavolinave jashtë subjekteve, por me rregulla dhe me një formulë bazë: 75% e hapësirës për këmbësorët dhe 25% për njësinë e shërbimit.
Gjithashtu kryeministri thotë se nuk do të lejohet më asnjë strukturë e ndërtuar në trotuar, përveç në hapësira të bollshme dhe vetëm pasi të ketë një projekt të mirëfilltë urbanistik.
Reagimi i plotë i Ramës
“Sipas planit të punës, vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë përmasa ky fenomen, dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura, jo e jo…
Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës për këmbësorët dhe 25% për njësinë e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme, e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik,” shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona