Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

17 Korrik 2025 | 22:29

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, foli edhe për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.

Qosja tha se pavarësisht se ai përfaqëson Partinë Demokratike në krye të Bashkisë së Kavajës, ka komunikim normal dhe për çështje pune me kryeministrin për të mirën e banorëve të Kavajës.

Sa i përket debatit me Ramën për legalizimet, ai tha se nuk ka pse i tregon planin e punës Ramës, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me Ramën.

“Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon. Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”, tha Qosja.

Kujtojmë se në takimin me kryetarët e bashkive, Rama dhe Qosja shkëmbyen këtë bisedë për legalizimet:

“Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”, i tha Qosja.

Rama iu përgjigj: “0 je, 0! Je demokrat komplet!”, iu përgjigj me batutë Rama, ndërsa Qosja i tha: “Po, normalisht që demokrat jam.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026