Kanoset punonjësja e Bashkisë së Kavajës, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar

18 Prill 2025 | 14:03

Dy punonjës të Bashkisë së Kavajës kanë denoncuar në polici dy ngjarje të ndodhura atje, ku një zyrtare është kanosur në ambientet e Bashkisë, ndërsa zyrtari tjetër është dhunuar në një subjekt privat gjatë ushtrimit të detyrës.

Denoncimi i parë ka të bëjë me një punonjëse të Bashkisë së Kavajës, e cila ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Kavajës se është kanosur në ambientet e punës nga tre persona.

Bëhet fjalë për 56-vjeçaren D.Q., punonjëse në Bashkinë e Kavajës, e cila ka kallëzuar për kanosje tre të rinjtë e moshave 33, 36 dhe 37 vjeç.

Policia ka njoftuar se; “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit: J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi janë kallëzuar nga shtetasja D.Q., 56 vjeçe, punonjëse e Bashkisë Kavajë, se këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj për shkak të detyrës”.

Në denoncimin e dytë, një punonjës i Bashkisë së Kavajës ka kallëzuar në polici se është dhunuar për shkak të detyrës në ambientet e një subjekti privat. Shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i Bashkisë Kavajë, ka denoncuar se dy shtetas, E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, e kanë goditur me grushte dhe shkelma gjatë ushtrimit të detyrës, në ambientet e një subjekti privat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim dy shtetasit e përmendur, të cilët janë kallëzuar nga A. Ç. për dhunën ndaj tij për shkak të detyrës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026