Morën me forcë dhe dhunuan 32 vjeçarin, arrestohet vëllai i deputetit dhe 2 të tjerë

1 Nëntor 2025 | 12:31

Policia e Devollit ka arrestuar tre persona, përfshirë dhe vëllain e deputetit Beldion Nallbati, pasi dyshohet se kanë marrë me forcë nga banesa e tij dhe më pas e kanë dërguar në një biznes privat, ku e kanë mbajtur për disa orë dhe e kanë keqtrajtuar 32-vjeçarin Ilir Topçiu.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit Marsel Buçi, 37 vjeç, Trajan Çeliku, 38 vjeç, dhe Altin Nallbati, 42 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë marrë me forcë, e kanë kanosur dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Topçiut, i cili ndodhej në banesën e tij nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Policia sqaron dhe akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit; A.N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim ndërsa M.B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Irlandën për marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar fokusin e saj te...
12:16 | 01/07/2026

RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)

Ministria e Brendshme ka publikuar në X një video që tregon zhvillimin e një simulimi të një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare, ku forcat...
12:14 | 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026