Dyshohet se dhunuan një qytetar, ndalohen vëllai i deputetit dhe dy persona të tjerë

31 Tetor 2025 | 20:16

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, pasi dyshohet se gjatë një sherri kanë dhunuar shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej me masë arresti shtëpie.

Policia e Devollit vijon kontrollet dhe hetimet për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Jashtë kamerave, banorë dhe të afërm të Ilir Topçiut shprehen se ngjarja ka ndodhur para 3 ditësh.

Të njëjtët persona tregojnë se kanë qenë 3 persona të cilët e kanë telefonuar Topçiun për të dalë jashtë banesës, duke e çuar në njërën prej banesave të tyre dhe aty e kanë dhunuar ndërsa Topçiu ka denoncuar rastin ditën e sotme.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje ndërsa momentalisht, të tre shtetasit e dyshuar janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës dhe pritet që policia ti arrestojë me iniciativë për akuzën e rrahjes.

Ilir Topçiu jeton vetëm me të ëmën ndërsa ka qenë në masën e sigurisë arrest ne shtëpi pasi është konstatuar duke drejtuar një mjet pa leje drejtimi.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje ose jo me një përplasje të mëparshëm, e cila u bë publike edhe përmes një videoje.

Kujtojmë që Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni.

Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026