I vëllai dhunoi kamionistin, Nallbati flet nga Gjykata: Inskenim politik
Deputeti i Partisë Demokratike Bledio Nallbati reagoi pa vendimit të Gjykatës së Korçës që vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj vëllai të tij, i arrestuar 1 ditë më parë pas konfliktit me një drejtues kamioni.
Në një deklaratë për mediat Nallbati e cilësoi ngjarje një inskenim politik ndërsa akuzoi drejtorin e policisë së Korçës dhe drejtues politik te qarkut të Korçës të PS Niko Peleshi se kanë ndërhyrë në këtë ngjarje.
“Prokurorja ish-vartësja e Niko Peleshit personit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë nuk di çfarë ka ndodhur dhe kërkon të caktohet një masë sigurie ndaj një personi. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e këtij inskenimi politik. Kuptohet pse ju e dëgjuat dje Ramën në Devoll, foli një orë e ca dhe nuk tha çfarë do bëjë për Devollin por u mor vetëm me këtë rast, e gjitha kjo u inskenua”, tha Nallbati.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në kryqëzimin e qytetit të Bilishtit, ku Altin Nallbati, vëllai i deputetit demokrat goditi një drejtues mjeti të tonazhit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë