“2 mijë plumba”, si u shndërrua përpjekja për ta falur gjakun në tragjedi në Greqi?

1 Nëntor 2025 | 19:13

Në fshatin Vorizia të Heraklionit, situata ka shpërthyer në dhunë pasi një konflikt i gjatë mes dy familjeve ka marrë përmasa tragjike, duke shkaktuar dy viktima dhe gjashtë të plagosur. Mediat lokale raportojnë se grindjet mes familjeve kishin zgjatur për një vit, dhe së fundmi ishte bërë një përpjekje për të pajtuar palët përmes një ceremonie pagëzimi që ishte planifikuar të mbahej të shtunën pasdite në fshatin Kissous, pranë Vorizias. Sipas mediave në vendngjarje janë gjetur 2 mijë plumba.

Një familje kishte sugjeruar që një nga anëtarët e familjes tjetër të bëhej kumbar, në shenjë përpjekjeje për të zbutur tensionet. Megjithatë, kjo iniciativë nuk dha rezultat. Sipas raportimeve, personi i ftuar për pagëzim u shpreh me një koment tronditës: “Merr dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë.”

Përplasja dhe pasojat

Ngjarja shpërtheu të shtunën në mëngjes dhe u kthye shpejt në një shkëmbim të dhunshëm armësh midis anëtarëve të dy familjeve. Policia ndërhyri menjëherë dhe rrethoi zonën, ndërkohë që operacioni në terren vazhdon.

Autoritetet konfirmojnë se dy persona kanë humbur jetën një burrë 39-vjeçar dhe një grua ndërsa më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur. Viktimat e para dhe një grua e re nga e njëjta familje u transportuan në Spitalin Venizelio të Heraklionit, ndërsa viktima tjetër dhe disa të plagosur të tjerë, përfshirë një fëmijë, u dërguan në spitalin PAGNI. Policia ka forcuar masat e sigurisë në të dy spitalet për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Shkaku i konfliktit

Burimet lokale tregojnë se tensioni kishte nisur që nga mbrëmja e mëparshme, pas shpërthimit të një pajisjeje artizanale në një shtëpi ende në ndërtim, që besohet të ketë lidhje me njërën nga familjet e përfshira. Hetimet janë duke vazhduar, me policinë që punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për të zbardhur motivet që çuan në këtë tragjedi familjare, e cila ka tronditur të gjithë komunitetin e Heraklionit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026