Dy vëllezërit shqiptar lihen me “Arrest shtëpie”, pas vrasjes së bashkëatdhetarit

1 Nëntor 2025 | 20:34

Gjykata e Apelit e Venedikut ka vendosur të ulet dënimi për vëllezërit shqiptarë Klinton dhe Ilmi Rakipaj, 21 dhe 26 vjeç, nga 18 në 15 vjet, duke i lejuar të qëndrojnë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik. Ata akuzohen për vrasjen e bashkëkombasit të tyre 24-vjeçar, Albert Deda.

Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2023, në lagjen Forcellini të Padovës, ku dy vëllezërit, banorë të Via Dorighello, në një konflikt fizik goditën Albert Dedën në zemër, duke i shkaktuar vdekjen. Po ashtu, ata plagosën rëndë dy të rinj shqiptarë, 26 dhe 28 vjeç, para se të largoheshin me një Renault Clio të kuq. Klinton dhe Ilmi u ndaluan ditën e nesërme nga policia rrugore e Palmanovas, në autostradën Villesse, rreth 20 kilometra larg kufirit italian, dhe më pas u arrestuan.

Gjatë procesit të apelimit, gjykatësi Lorenzo Miazzi mori parasysh rrethanat lehtësuese dhe sjelljen e mirë të vëllezërve gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Vicenzas dhe Rovigos, duke u ulur dënimet me tre vjet. Gjithashtu, kërkesa e avokatit Marrone që të kryejnë pjesën tjetër të dënimit jashtë burgut u pranua. Si rezultat, Klinton dhe Ilmi Rakipaj do të qëndrojnë në shtëpinë e xhaxhait të tyre në zonën e Venedikut, duke mbajtur byzylykët elektronikë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026