Vritet 35-vjeçari në Selenicë nga djali xhaxhait! Autori shpallet në kërkim (EMRAT)
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.
Sipas informacioneve, autori i dyshuar është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës. Ai është shpallur në kërkim dhe dyshohet se pas krimit është larguar drejt zonës malore përreth.
Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi, raporton se Bertil Alliaj është i shpallur në kërkim edhe më herët, si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015, ku mbetën të vrarë tre persona, Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
Ngjarja e fundit ndodhi rreth orës 20:25, kur familjarët gjetën Dalan Alliajn pa shenja jete. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe ishte transportuar drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta. Policia ka shoqëruar pesë persona për t’u marrë në pyetje, mes tyre një tjetër djalë të xhaxhait të viktimës, kryeplakun e fshatit dhe tre banorë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Forcat e rendit po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore