FOTO/Identifikohet autori i vrasjes në Selenicë. Është djali i xhaxhait të viktimës

1 Nëntor 2025 | 22:40

Policia ka identifikuar autorin vrasjes së 36-vjeçarit, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës.
Autori i dyshuar është Bertil Alliaj, i cili është dhe djali i xhaxhait të viktimës. Alliaj është shpallur në kërkim, raporton gazetari i Euronews, Algert Harizi.
Viktima, Dalan Alliaj, u gjet pa shenja jete nga familjarët rreth orës 20:25.
Sipas të dhënave, autori i dyshuar është i shpallur në kërkim edhe më herët si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015. Në këtë ngjarje kanë mbetur të vrarë tre persona; Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
Policia dyshon se pas ngjarjes autori është larguar drejt zonës malore përreth. Forcat e rendit, po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes që i morën jetën 36-vjeçarit. Policia ka shoqëruar pesë persona, mes tyre një tjetër djalë të xhaxhai të viktimës, kryeplakun e fshatit dhe tre banorë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Bertil Alliaj
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026