Tiranë/ Goditet rrjeti i shpërndarjes së narkotikëve, vihen në pranga dy vëllezërit

2 Nëntor 2025 | 15:16

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas burimeve, dy vëllezër me iniciale D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç., 38 vjeç, janë vënë në pranga, pasi përdornin një lavazh të marrë me qira në rrugën “Konferenca e Pezës” për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe kokainë.

Në kuadër të operacionit u arrestua gjithashtu shtetasi M. Z., 30 vjeç, i cili dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin kriminal të dy vëllezërve, por nuk e kallëzoi atë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit dhe në dy automjetet e përdorura nga të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi:

  • lëndë narkotike të dyshuar kanabis,

  • një sasi kokaine,

  • një armë sportive,

  • një pajisje për bllokimin e valëve,

  • tre aparate celularë,

  • një peshore elektronike,

  • dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026