Sulmet ajrore izraelite godasin Gazën, 2 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

3 Nëntor 2025 | 08:56

Sulme ajrore izraelite janë raportuar nga Khan Younis në Gazën jugore, të dielën ku kanë vrarë të paktën dy palestinez.

Dy palestinezë, përfshirë një adoleshent, janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve në Bregun Perëndimor, kanë raportuar autritetet vendase.

Ahmed Rubhi al-Atrash, 19 vjeç, u qëllua në kokë nga afër nga një kolon i paligjshëm në hyrjen veriore të Hebronit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë tha se 17-vjeçari Jamil Atef Hannani vdiq nga plagët kritike që mori të dielën në mbrëmje kur ushtarët izraelitë hapën zjarr gjatë një ndërhyrjeje ushtarake në qytetin Beit Furik, në lindje të Nablusit.

Sulmet izraelite janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 1.063 palestinezë dhe duke plagosur 10.300 të tjerë, sipas shifrave palestineze.

Sakaq, numri i të vdekurve në enklavën është rritur në 236 që nga arritja e armëpushimit në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026