Kryqi i Kuq drejt Gazës për të marrë eshtrat e tre pengjeve izraelitë

2 Nëntor 2025 | 19:51

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është nisur drejt Rripit të Gazës për të marrë eshtrat e tre pengjeve izraelitë që, sipas Hamasit, u gjetën të vrarë dhe do të dorëzoheshin të dielën në mbrëmje.

Sipas burimeve nga organizata palestineze, Hamasi ka pretenduar se ka gjetur mbetjet e tre pengjeve dhe se do t’i kthejë ato rreth orës 20:00 të së dielës, raportoi Al Arabiya.

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë kanë konfirmuar se po përgatiten për të marrë mbetjet mortore gjatë mbrëmjes së sotme, në koordinim me Kryqin e Kuq dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi, të premten, Hamasi kishte dorëzuar mbetje pjesore të tre personave, por testet e ADN-së të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore L. Greenberg në Abu Kabir zbuluan se ato nuk i përkisnin asnjërit prej pengjeve të mbetura në Gaza.

Sipas burimeve izraelite, Kryqi i Kuq ua kishte dorëzuar mbetjet trupave të IDF-së gjatë natës, megjithatë Hamasi nuk kishte sqaruar identitetin e viktimave apo se kujt i përkisnin mbetjet.

Autoritetet izraelite pritet të kryejnë verifikime të mëtejshme forenzike, për të konfirmuar identitetin e tre pengjeve që Hamasi pretendon se ka gjetur, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026