Policia britanike shpjegon motivin e sulmit me thikë në tren
Policia britanike ka deklaruar se nuk ka arsye për të besuar se incidenti me thikë në një tren që udhëtonte drejt Londrës të shtunën në mbrëmje ishte një sulm terrorist.
Ngjarja ndodhi të shtunën vonë, në një tren që ishte nisur nga Doncaster në orën 18:25 dhe ishte në rrugë për në stacionin King’s Cross të Londrës. Si pasojë e sulmit, 11 persona u shtruan në spital, ndërsa nëntë prej tyre ishin fillimisht në gjendje kritike.
Policia raportoi fillimisht për 10 të plagosur, por në konferencën për shtyp të së dielës konfirmoi se numri i të shtruarve ishte 11. Sipas përditësimeve të fundit, vetëm dy viktima mbeten aktualisht në gjendje kritike, ndërsa shtatë janë në gjendje të qëndrueshme dhe katër prej tyre janë tashmë larguar nga spitali.
Superintendenti John Loveless i Policisë Britanike të Transportit tha se:
“Rreth orës 19:42 të mbrëmjes së djeshme, pati telefonata në shërbimin policor në lidhje me disa sulme me thikë, të cilat ndodhën në një tren që u nis nga Doncaster në orën 18:25 dhe ishte në rrugë për në stacionin e King’s Cross në Londër.”
Sipas tij, oficerët mbërritën menjëherë në stacionin e Huntingdon së bashku me ekipet mjekësore, ku oficerë të armatosur të policisë së Cambridgeshire u ngjitën në tren dhe arrestuan dy persona.
“Brenda tetë minutash nga thirrja në 999, dy burra u morën në paraburgim, ku mbeten edhe sot në mëngjes,” shtoi Loveless.
Të arrestuarit janë dy meshkuj shtetas britanikë, të lindur në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas policisë,
“Mashkulli i parë është 32 vjeç, me kombësi të zezë britanike, dhe i dyti, 35 vjeç, me kombësi britanike dhe prejardhje nga Karaibet. Të dy u arrestuan me dyshimin për tentativë vrasjeje.”
Treni, i cili po udhëtonte nga Doncaster në veri të Anglisë drejt stacionit King’s Cross në Londër, ishte rreth gjysmës së udhëtimit të tij dyorësh kur ndodhi sulmi. Ai bëri një ndalesë emergjente në Huntingdon, një qytet tregtar në veriperëndim të Kembrixhit, ku ndërhyu menjëherë policia e armatosur dhe ndaloi autorët e dyshuar.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë