Marinsat amerikanë kryejnë stërvitje zbarkimi dhe infiltrimi në Karaibe

2 Nëntor 2025 | 19:32

Departamenti amerikan i Luftës ka bërë të ditur se Trupa e Marinsave ka kryer stërvitje zbarkimi dhe infiltrimi në Karaibe.

Stërvitja vjen në një moment kur ushtria amerikane po rrit praninë në rajon dhe teksa spekulohet për një sulm të mundshëm ndaj Venezuelës.

Komanda jugore e Shteteve të Bashkuara ka publikuar në rrjetin “X” një mesazh të shoqëruar me një video ku sinjalizohet se njësia e 22-të e ekspeditës së marinsave ka kryer operacione stërvitjeje në Porto Riko.

Në video shfaqet një mjet amfib që transporton trupa, mjete dhe pajisje në kuadër të një operacioni të mbështetur nga helikopterë, nga të cilët zbresin marinsat.

“Forcat amerikane janë vendosur në Karaibe në mbështetje të misionit të Komandës Jugore, të operacioneve të Departamentit të Luftës dhe të prioriteteve të presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’i bërë kontrast trafikut të drogës dhe për të mbrojtur atdheun”, thuhet në postimin online.

Ndërkohë, sulmi i fundit amerikan ndaj një anijeje që dyshohej se transportonte drogë në Karaibe ka lënë të vdekur tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Pentagonit, Pete Hegseth. “Kjo anije, ashtu si të gjitha të tjerat, njihej nga shërbimet tona të inteligjencës për përfshirje në trafikun e paligjshëm të narkotikëve”, ka deklaruar Hegseth.

Ai ka shtuar se në mjetin lundrues ndodheshin tre persona, sipas tij narko-terroristë, dhe se sulmi ndodhi në ujëra territoriale ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026