SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

3 Nëntor 2025 | 11:34

SPAK ka kërkuar 3 vjet burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për “tregim i sekretit shtetërore në disa raste”, “përkrahje autorit të krimit disa herë”, “korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021”.

3 vjet burg ka kërkuar Prokuroria e Posaçme edhe për Altin Hajrin, i cili akuzohet për “korrupsion në zgjedhje” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Ndërsa për Ahmet Mashën SPAK ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për akuzën “tregim i sekretit shteteror” dhe “perkrahje e autorit të krimit”.

Hetimet  e SPAK zbuluan se ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dekonspiruar operacione policore dhe ka shpërndarë të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona në kërkim që të shmangin arrestimin.

Në dosje theksohet lidhja e ngushtë mes Jurgis Çyrbes dhe të kërkuarit ndërkombëtarisht Altin Hajri, i njohur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. SPAK pretendon se Çyrbja i ka premtuar Hajrit mbështetje në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.

Altin Hajri, ende në kërkim, akuzohet gjithashtu për korrupsion zgjedhor, pasi dyshohet se i ka siguruar vota ish-deputetit socialist. Sipas hetimit, Çyrbja, Hajri dhe një tjetër person, Ahmet Masha, kanë bashkëpunuar në disa aktivitete kriminale, të dokumentuara përmes komunikimeve të interceptuara.

SPAK ka faktuar 8 episode kriminale, të ndodhura mes 1 majit 2020 dhe 8 marsit 2021, ku të dyshuarit janë vënë në dijeni të informacionit të ndaluar në sistemin TIMS dhe të dhënave sekrete të Policisë së Shtetit.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024, pak javë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ai ka shërbyer për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026