Aksioni kundër monopatinave: Bllokohen 1462 mjete, arrestohen 9 persona në Tiranë

3 Nëntor 2025 | 12:06

Policia e Tiranës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve nga mjetet elektrike, nga kontrollet në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, kanë bllokuar gjithsej 1462 monopatina.

Sipas raportimeve, nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor janë në bllokuar gjithësej 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, ku 8 persona  ishin në gjendje të dehur.

“Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë...
15:25 | 27/06/2026

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026