Aksioni kundër monopatinave, Policia e Vlorës nis sekuestrimin

13 Tetor 2025 | 10:50

Policia e Vlorës ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne një aksion për ndalimin e monopatinave.

Ky aksion erdhi pas vendimit të marrë një ditë më parë për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve. Policia Rrugore e ka përqendruar aksionin në zonën e shëtitores Lungomare dhe në bulevardin e Vlorës, si zonat me frekuentimin më të lartë të këtyre mjeteve.

Aksioni është mbikëqyrur në terren edhe nga vetë drejtuesja e Policisë Rrugore, Refije Mucaj.

Si pjesë e këtij aksioni, deri më tani janë ndaluar dhe sekuestruar disa mjete elektrike. Sipas raportimeve, ky aksion do të vijoj në disa zona në të gjithë qytetin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026