Shqipëria ndalon monopatinat elektrike, nga e hëna nuk do lejohet qarkullimi i tyre
Ashtu siç e paralajmëroi edhe Euronews Albania, Policia e Shtetit ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e monopatinave.
Kjo u njoftua në një takim të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Ndalimi i monopatinave elektrike është bërë përkohësisht, deri në hartimin e një plani të plotë, siç deklaroi ministrja Koçiu. Deri atëherë, do të përgatiten rregulla të reja strikte, që do të përfshijnë lëvizjen, moshën dhe shpejtësinë.
“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore, që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi do të bëhet vetëm pas përfundimit të këtij procesi dhe do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të përcaktojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi dhe shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, tha ministrja Koçiu.
Policia e Shtetit do të bllokojë qarkullimin e monopatinave nga dita e hënë, ndërsa Ilir Proda njoftoi se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga këto mjete.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla