Arrestohet shoferi, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

28 Gusht 2025 | 17:10

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi pasagjerja në automjetin që ai drejtonte shkaktoi një aksident, duke hapur derën pa u siguruar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku pasagjerja G. A., gjatë zbritjes nga automjeti, hapi derën papritur, duke përplasur një 17-vjeçare që po lëvizte me monopatinë elektrike.

E mitura është dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., 27 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, shtetasja G. A., duke qenë pasagjere në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, ka hapur derën pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur monopatinën që drejtohej nga 17-vjeçarja.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026