“Aplikimet deri mesnatë”, Balla-opozitës: Të zgjedhim Avokatin e ri të Popullit
Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit se aplikimet për Avokatin e Popullit do të mbyllen mesnatën e sotme dhe më tej do të shkohet në zgjedhjen e kreut të ri.
Balla solli në vëmendje faktin se mungesa e konsensusit me opozitën e ka lënë vendin pa një avokat të ri populli 3 vjet pasi ka mbaruar mandati ekzistues dhe i bëri thirrje 3 grupeve parlamentare të opozitës të ulen për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
“Ligji thotë 30 ditë nga përfundimi i mandatit duhet zgjedhur edhe i riu, kjo nuk është bërë. Komisioni përgjegjës ka bërë shpalljen, iu kujtoj qytetarëve shqiptarë që plotësojnë kriteret; të mos jenë të dënuar, të kenë eksperiencë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të mos jetë deputet dhe kritere të tjera, deri sot në 12 të natës kanë të drejtë të shprehin interesin. Prej nesër kuvendi do publikojë listën e personave që kanë shprehur interes. Kjo listë i shkon komisionit përgjegjës që shikon kush plotëson kriteret. Në atë moment, propozimi im si kreu i grupit parlamentar është që ajo që nuk ka ndodhur këto 3 vite të ndodhë, qoftë në komision, në konferencë kryetarësh apo tryezë tjetër të ulmi dhe zgjedhim Avokatin e ri të Popullit”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta